Telegrafi

Djegia e katedrales Notre Dame, Qeveria e Kosovës ndan 20 mijë euro

Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 mijë euro nga kategoria e shpenzimeve rezervë me qëllim të shprehjes së solidaritetit dhe përkrahjes për rindërtimin e katedrales Notre-Dame në Paris, pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar.

Lexo po ashtu Fondi për rindërtimin e katedrales Notre Dame arrin në 1 miliard euro, bëhen të ditur disa nga donatorët

Ndryshe, Notre Dame është djegur këtë javë pas një zjarri që besohet të jetë shkaktuar si pasojë e një qarku të shkurtër elektrik gjatë riparimit të objektit të vjetër 800-vjeçar.

Pas djegies së Notre Dame në botë ka nisur mbledhja e fondeve për të ndihmuar rindërtimin e katedrales dhe deri dje janë mbledhu mbi 1 miliard euro.