Telegrafi

Djeg bashkëshortin për shkak të këmbëve të palara

Wang dhe gruaja e tij Luo nuk janë ndaluar së përleshuri rreth disa gjërave të parëndësishme edhe pse ende ishin në muajin e tyre të mjaltit.

Pas një zënke të ashpër mes tyre, ata kanë kapur në dorë “rakinë e fortë” për të zbutur inatin, mirëpo kur Luo e ka parë Wangun të është shtrirë në krevat, ndërsa nuk i kishte larë këmbët – është çartur fare dhe ia ka futur zjarrin çarçafit.

Bashkëshorti është zgjuar dhe ka kërcitur dajaku, por burri i rraskapitur dhe i dehur ka përjetuar kolaps. Luo ka ikur nga dhoma, të cilën e kishte përfshirë zjarri, duke e lënë burrin në mes të zjarrit.

Më pas, Luo është arrestuar nga policia.