Shoqata e gazetarëve për të drejtat e njeriut në stacionin e taksive në qendër të Shkupit dje shënoi ditën botërore të tualetëve. Kryetari i kësaj shoqate Filip Spirovski, për TV 21 theksoi se duhet të ketë zgjidhje, pasi që të gjithë njerëzit që punojnë jashtë me orë të tëra nuk kanë ku ta kryejnë nevojën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mihaill Kocubovski nga Instituti për shëndet publik apelon për zgjidhje, pasi që sipas tij, duhet të ketë mirëmbajtje dhe zbatim të higjienës, me qëllim të evitimit të sëmundjeve.
Kombet e Bashkuara këtë ditë dje e shënuan me moton “Tualete dhe punë”, duke nënvizuar se tualetet kanë rol kyç në krijimin e ekonomisë së fuqishme.
Përndryshe 2.4 miliardë njerëz, një e treta e njerëzimit jeton pa tualete dhe sëmundjet janë të shkaktuara nga mungesa e kanalizimit dhe higjienës./Telegrafi/