Mbrëmë në qendrën për kulturë në Kriva Pallankë u mbajt koncert në të cilin morën pjesë shoqëria folkloristike “8 Tetori” dhe folklorisët tjerë. Koncerti ishte nën organizimin e klubit të të rinjve pranë organizimit komunal në Kriva Pallankë, ndërsa u realizua në kuadër të programit “Kryqi i kuq në aksion – promovim të vlerave humane”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Vullnetarë të rinj kanë bërë hetim në terren, duke i shënjestruar disa familje me rrezik social të cilëve ju duhet çfarë do ndihme, që të kenë një jetë më të mirë. Për këtë qëllim ishte edhe koncerti. Hyrja ishte me një çmim simbolik prej 50 denarëve, ndërsa u mblodhën rreth 4,500 denarë të cilat do të dhurohen për njërën nga familjet”, deklaroi Davor Petrovski, koordinatori i programit të Kryqit të Kuq./Telegrafi/