Sipas informacioneve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), më shumë shi në 24 orët e kaluara ka rënë në Gjevgjeli ku janë matur 71 litër në metër katror. Për momentin nuk ka rajone të vërshuara dhe dëme të mëdha në rajonin e Maqedonisë, përveç disa dëmeve që ka shkaktuar shiu dhe problemeve në komunikacion, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga një litër shi janë matur në Dojran, Ohër dhe Strumicë. Dy litra në Pozharane dhe Tetovë, katër në Krushevë, Kriva Pallankë, Gjurishte dhe Demir Kapija, pesë në Shtip, tetë në Vinicë, nëntë në Kumanovë, 12 në Prilep, 14 në Shkup dhe 16 në Berovë.
Sipas DPHM-së, shi lokal dhe stuhi me intenzitet të ndryshueshëm do të ketë deri të mërkurën pasdite, ndërsa stabilizim i kohës pritet të enjten, kur do të fryejë erë e përforcuar veriu./Telegrafi/