Telegrafi

Dje në Vranjë janë vaksinuar 200 punëtorë të mediave nga Maqedoni

Dje në Sallën e Sporteve në Vranjë u vaksinuan rreth 200 punëtorë të mediave nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Punëtorët e mediave morën dozën e parë të vaksinës “Sinofarm” ose “Pfizer” të zgjedhur prej tyre.

Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore në Vranjë, Jijana Anti1, tha se është një nder i madh të vaksinosh 200 gazetarë nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Vaksinimi i gazetarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut është një mesazh solidariteti, është e rëndësishme që të gjithë të jenë mirë në rajon, dhe ne në Qendrën Shëndetësore në Vranje jemi të nderuar që të na besohet vaksinimi i fqinjëve tanë!”, tha Antiq./Telegrafi/