Site icon Telegrafi

Dje në Shkup janë shqiptuar 187 gjoba, 19 për vozitje të shpejtë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (15.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 187 gjoba, nga të cilat 19 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 13 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 29 për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët.

Shtatë gjoba janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 11 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, pesë sanksione për kalim të rrugës në sinjal të mbyllur (semafor të kuq).

“Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

Exit mobile version