Telegrafi

Maqedoni: Janë aplikuar mbi një milionë doza të vaksinave kundër COVID-19

Foto: Arkiv

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë ditës së djeshme, është hasur rritje e konsiderushme e interesit të qytetarëve për vaksinim.

Dje janë vaksinuar gjithsej 16.020 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 8.914 qytetarë.

Janë aplikuar gjithsej 1.016.700 doza të vaksinave ndërsa 454.788 qytetarë janë rivaksinuar.

Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren. 66% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

64% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 60% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 50% e popullsisë mbi 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja.