Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme janë gjobitur 23 qytetarë, për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.
MPB rikujton se masa për mbajtjen e maskës në transportin publik dhe në ambiente të mbyllura ende është në fuqi.
Ndërsa është shfuqizuar vetëm masa për mbajtjen e maskave në ambiente të hapura.