Telegrafi

Dje janë vaksinuar 13.592 qytetarë në Maqedoni

Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në të gjithë vendin. Interesimi për vaksinim po rritet çdo ditë, dhe deri më tani numri i njerëzve që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes platformës në internet vakcinacija.mk është 429.464 qytetarë.

Deri dje në të gjitha pikat e vaksinimit janë vaksinuar gjithsej 233.844 qytetarë.

Doza e parë e vaksinës dje u mor nga 2.411 qytetarë, ndërsa dje u vaksinuan gjithsej 13.592 qytetarë.

Gjithsej 304.904 doza të vaksinave janë aplikuar në vend dhe 71.060 qytetarë janë rivaksinuar.

Sipas shifrave të fundit, 47% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 41% e popullsisë mbi 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine, 34% e popullsisë mbi 60 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine./Telegrafi/