Lajmi që Kastro Zizo do të fejohet pushtoi të gjitha portalet ditën e djeshme.
Një mesazh në WhatsApp në formën e ftesës nga familja Bega, njoftonte fejesën e djalit të tyre Klevis Bega me Elma Sulejmanin.
Ceremonia do të mbahej ditën e sotme në ndër restorantet e kryeqytetit shqiptar, Tiranë.
Kastro Zizo dhe partnerja e tij nuk u paraqitën në festë, duke i lënë të ftuarit në pritje.
Nga kontakti që Revista Class ka pasur me një nga të ftuarit VIP-u mësua se këngëtari kishte fikur celularin, askush nuk dinte vendodhjen e tij, por pak minuta më parë, ka reaguar Kastro.
Ai ka bërë një status në Facebook ku shkruan se Whats’ app-i tij ishte hackeruar dhe se nuk do të fejohej e as nuk e kishte në plan.
“Miq WhatsApp i im është hakuar. Ndjesë për zhurmën. As jam fejuar e as në plan nuk e kam. Ndjesë sërish”, ka shkruar ai.