Otfried Best, që është kandidat i Partisë Demokratike Popullore të Gjermanisë (NPD), njoftoi për një masë radikale.
Kandidati i së djathtës radikale për kryetar të Felklingenit, njoftoi se nëse ai do të bëhet kryetar i bashkisë, do të shfuqizojë përdorimin e “numrave arabë”.
“Prisni derisa të bëhem kryetar qyteti. Krejt do t’i ndryshoj e do t’i kthej sërish numrat normal”, u përgjigj ai në një pyetje që iu bë nga audienca, transmeton Telegrafi.
Sistemi numerik arab, në fakt është zbuluar sistemin numerik indian. Por, ishin arabët që këtë sistem e përhapën në botë, gjë që ndikoi në zhvillimet e mëdha shkencore në Evropë, krahas shumë risive që në Mesjetë u morën nga bota arabe.
Reagimi i Bestit erdhi pas një pyetje cinike se çfarë do të bësh me numrat arabë nëpër muret e shtëpive private. Të pranishmit qeshën me të, por ai premton se nuk do të heq dorë nga kjo ndërmarrje.
Fatkeqësisht, djathtistët e tillë çdo herë e më shumë po marrin popullaritet në Gjermani. /Telegrafi/