Për kombinimin i cila do t’ua realizojë ëndrrat adhuruesve të djathit të cilëve ua ka ënda marihuanën, meritor është dyshja e kuzhinierëve zviceranë të cilët ua rekomandojnë “shijen e tij specifike”.
“Receta për djathin e ri gjysmë të fortë është perfeksionuar për pesë vjet rresht e edhe pse prej tij nuk do të keni halucinacione, do të zbuloni se ai ka një shije krejtësisht specifike e cila përkujton pak në piper”, ka thënë Pascal Morard për agjencinë e lajmeve AFP.
Morard ka theksuar se arritur aromën e këtij djathi me fleta të bluara të marihuanës dhe vajrat e saj bazike.
Djathi do të lëshohet në shitje gjatë këtyre ditëve në Zvicër, e krijuesit e tij tanimë kanë kërkuar leje për eksport edhe në Rusi e vende tjera të Evropës.