Site icon Telegrafi

Djaloshit kureshtar i mbeti tenxherja në kokë

Ai e pa gjyshen duke zier dhe provoi nëse tenxherja ia zë kokën tamam. Pas disa tentimeve të pasuksesshme për ta hequr tenxheren nga koka me ndihmën e sapunit dhe vajit, gjyshja e thirri ndihmën e shpejtë. Në fund zjarrfikësit ia prenë “helmetën” dhe e liruan djaloshin e tmerruar.

“Fëmija na tha se kishte dëshiruar të shoh çfarë kishte në brendësi të tenxheres. Mendoj se pa ma shumë se që dëshiroi”, tha një zjarrfikës. /Telegrafi/

Exit mobile version