Në Chongqing të Kinës është fotografuar një fëmijë me një shirit në qafë, i cili është lidhur për peme.
Në këtë mënyrë, familjarët që e kanë mbiemrin Zhong, janë siguruar që katërvjeçari i padëgjueshëm të mos ikë nga shtëpia, transmeton Telegrafi.
Meqenëse fëmijës i ka vdekur nëna, kurse babai detyrohet të shkojë në punë në një qytet tjetër, xhaxhai dhe halla e tij e mbajnë të lidhur, sepse nuk mund t’i qëndrojnë gjithmonë afër.
Derisa ai është shumë energjik dhe i gatshëm për shëtitje, familjarët e tij që janë mbi 60 vjeçar, nuk kanë forcë që t’i shkojnë pas.
Para një kohë, ai është larguar pa gjurmë dhe është dashur ta kërkojnë e tërë lagjja për pesë orë me radhë.
Ai kishte hyrë vetë në kazanin e përzierëses, që për momentin nuk ishte duke punuar. /Telegrafi/