Site icon Telegrafi

Djaloshi u detyrua të mbante frigoriferin që ndodhej prapa kamionçinës

Policia në Londër, e ka ndaluar një kamionçinë që voziste në shpejtësi të konsiderueshme, ndërsa në pjesën e pasme, ishte një fëmijë duke e mbajtur një frigorifer që të mos rrëzohet.

Fëmija që është rreth dhjetë vjeç, është urdhëruar të zbres nga aty, ndërsa shoferi është dënuar me një gjobë prej 100 funtesh britanike, transmeton Telegrafi.

Kjo fotografi është publikuar nga Policia, që të ngre vetëdijen, për rrezikun nga transportet jo adekuate. /Telegrafi/

Exit mobile version