Site icon Telegrafi

Djaloshi trillon kidnapimin për shkak të notave të dobëta

Policisë i ka thënë se mashkulli ka qenë i armatosur dhe i ka thënë: "Do të dërgoj në një vend dhe do të vras".

Djaloshi ka thënë se ka arritur të kërcejë nga automjeti, duke e lënë çantën e tij të shkollës në ulëse, në të cilën ka qenë libreza me nota, dhe ka ikur me vrap tek shtëpia e gjyshes dhe gjyshit të tij.

Rreshteri Mark Roberts ka thënë ka dyshuar automatikisht kur e ka parë se djaloshi ka arritur të merr me vete instrumentin muzikor që kishte me vete, por jo edhe çantën.

Problematiku 11-vjeçar pas një kohë ka pranuar se ka trilluar tërë tregimin për të fshehur notat e dobëta. Gjyshi i tij më pas e ka thirrur policinë për t’u kërkuar falje për sjelljen e nipit dhe u ka sqaruar se kidnapimi në fakt nuk ka ndodhur fare.

Policia thotë se nuk do të ndërmerr ndonjë hap ligjor kundër deklaratës së rrejshme të djaloshit.

Sido që të jetë, çanta e shkollës dhe libreza me nota ende nuk janë gjetur, raportojnë mediat lokale.

Exit mobile version