Trevjeçari Mikolaj Sobolewski ka zhbllokuar derën kryesore të shtëpisë së prindërve të tij dhe ka hipur në autobusin para shtëpisë së tyre për ta dërguar atë në aeroportin Okecie të Varshavës.
Ai është ndaluar vetëm atëherë kur policia e ka vërejtur në sallën e nisjeve të aeroportit.
Një zëdhënës i policisë ka thënë: "Ai na ka thënë se e ëma e tij punonte afër aeroportit dhe se gjithmonë kishte pasur dëshirë të fluturojë në ndonjërin nga aeroplanët të cilët i kishte parë nga zyra e saj”.