Jackson Johnson nga Miçigani i Shteteve të Bashkuara, ka filluar të qajë i tmerruar nga një maskë e varur në supermarket, por nënës së tij i është dukur qesharake.
Derisa vogëlushi 21 muajsh mbyll sytë dhe ulë kokën, e ëma qëndron pa lëvizur dhe nuk e largon nga aty, transmeton Telegrafi. Madje, ajo edhe dëgjohet duke qeshur, derisa fëmija është i frikësuar nga skeleti me flokë të gjatë.
“Ai qante dhe dridhej, por ishte për të qeshur mënyra se si e shikonte maskën”, ka shkruar ajo përbri fotografisë së postuar.
Sidoqoftë, veprimi saj është cilësuar si shumë i ulët dhe nuk është pëlqyer aspak nga shikuesit. /Telegrafi/
https://youtu.be/PNMMrwJ3yuU