Kamerat e sigurisë në një lokal kanë regjistruar momentin kur shtatëvjeçari i guximshëm, e sulmoi me lodër njërin nga plaçkitësit e armatosur.
Djaloshi e ka marrë një lodër, dhe i ka shkuar pas burrit të paidentifikuar, pa u frikësuar se mund të lëndohet keq, transmeton Telegrafi.
Të maskuarit që kanë hyrë në një lokal në Washington të Shteteve të Bashkuara, i kanë drejtuar revolen klientëve dhe punonjësit në arkë, duke i kërkuar para.
Pasi kanë marrë një sasi të konsiderueshme të parave, ata janë larguar në drejtim të panjohur.
Por fëmija që mbetet i paemëruar, po bën xhiro në rrjete sociale për trimërinë e treguar në këtë rast./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=9bt6AdskD3c