Site icon Telegrafi

Djaloshi shpallet i reinkarnuari i njeriut të shenjtë

11-vjeçari Jigme Wangchuk nga Bostoni është transferuar në Indi ku është bërë kreu i sektit budist në qytetin Darjeeling.

Prindërit e tij kanë thënë se ata kishin kuptuar që fëmija i tyre nuk ishte si të tjerët para dy vitesh, kur ai kishte filluar të fliste për ‘jetën e mëparshme’ të tij.

Fillimisht ata e kishin konsideruar si një fantazi fëmijërore, mirëpo pas një vizite në një manastir të Indisë, ata kishin filluar ta merrni me seriozitet djalin e tyre.

Pasi e kishte përshkruar një tempull të cilin asnjëherë më parë nuk e kishte vizituar, murgjit e kishin shpallur si reinkarnim të ‘Rinpoche’ (klerikut të madh Galwa Lorepa)- themeluesit të njërës nga katër shkollat kryesore të budizmit tibetian.

Tani ai do t’i kalojë dhjetë vitet e ardhshme në një izolim virtual, ndërsa me shokët e klasës do të mund të komunikojë vetëm me anë të e-mailit. /Telegrafi/

Exit mobile version