Duke marrë parasysh se sa kohë peshkimi ka qenë pjesë e kulturës së njerëzve, mund të priten risi të ndryshme që lidhen me të.
Megjithatë, ka disa risi të bëra nga fëmijët, dhe ato janë aq interesante dhe të dobishme saqë tërheqin vëmendjen e popullatës së përgjithshme.
Një fëmijë i vogël u tregoi të gjithëve se sa e lehtë është të peshkosh me vetëm disa gjësende të thjeshta dhe lehtësisht të arritshme. Pro Fish Hunter, një kanal në YouTube i dedikuar artit të peshkimit, ka publikuar një video në lidhje me të. Jo çuditërisht, djali u bë viral shumë shpejt.
Fëmija ka treguar aftësi të jashtëzakonshme në atë që bën, edhe pse është ende fëmijë. Ai thjesht peshkonte duke përdorur vetëm disa shufra, litarë me grepa dhe shishe plastike bosh. Kishte edhe pak brumë që e përdorte si karrem.
Ai fillimisht hapi vijën e peshkimit, vendosi shishet në shufra dhe vazhdoi të tregonte shkathtësi të jashtëzakonshme gjatë gjithë procesit. Është e qartë se kjo nuk është hera e parë që ai e bën këtë.
Pas përfundimit të instalimeve, djali u largua për rreth tre orë. Kur u kthye, filloi të merrte peshqit njëri pas tjetrit dhe njerëzit shprehën habinë e tyre me këtë teknik. /Telegrafi/