Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, i ka fituar zemrat e shumë tifozëve këtë javë pasi ai ka dërguar fanella dhe këpucë sportive të nënshkruara nga ai, për familjen e një djali kenian i cili ishte fotografuar me fanellë të shkruar ‘Ozil 10’.
Foto e djalit, emri i të cili është Laërence, u bë virale kur gazetari Eric Njiru e postoi një foto të tij në Twitter, ndërsa djaloshi ishte duke i ruajtur lopët.
“E pashë këtë djalosh duke ecur në rrugët e Nairobit – një qytet pa bari për lopët”, shkruhej në postimin e tij.
I saw this kid today grazing in the streets of Nairobi – a city without really grass for cows. He told me he loves @MesutOzil1088 so much(You can see his shirt). Maybe one day this can reach Ozil and get a real @Arsenal shirt. pic.twitter.com/ojDbf1Loil
— Eric Njiru (@EricNjiiru) December 3, 2018
“Ai më tha se e do Mesut Ozilin aq shumë (Mund ta shihni fanellën e tij). Ndoshta një ditë kjo foto mund të arrijë te Ozili dhe ai ta fitojë një fanellë të vërtetë të Arsenalit”, vazhdonte shkrimi në të cilin ishte etiketuar lojtari dhe klubi londinez.
Ozil arriti të lidhej me gazetarin Njiru në Twitter dhe i dërgoi djaloshit Lawrence dhe familjes së tij një pako dhurata, duke përfshirë fanella dhe këpucë sportive me nënshkrimin e tij.
Am not an Arsenal fan but this is pure class from @MesutOzil1088 This is why we love football. Congrats @Erik_Njiru for making that kid's dream come true #SocialMediaPower #Nairobi #ILoveThisGame https://t.co/5lKYBmdYoA
— Ungovernable (@koches_ken) March 12, 2019
“Pamja e një djali kenian me një fanellë të bërë vetë që u postua në Twitter më preku aq shumë”.
“Dhe shikoni Lawrence tani – është aq e ngrohtë ta shohësh atë dhe vëllanë e tij të lumtur”, shkroi Ozil.
The picture of a Kenyan boy with a self made shirt on Twitter touched me so much. 🇰🇪❤ And look at Lawrence now – it's so heartwarming to see him and his brothers happy🙏🏼😘 #SocialMediaPower 💪🏼 #HappyToAssist #Nairobi #M1Ö pic.twitter.com/nQWgc0cABt
— Mesut Özil (@M10) March 11, 2019
Mesfushori gjerman e falënderoi edhe gazetarin sportiv që e ka ndihmuar ta gjente djalin kenian.
Kjo është ajo që futbollit bën.
Ozil rewards Kenyan herds- boy: Tweet links global star with young fan #MondayReport pic.twitter.com/jjzS4jlSRD
— Citizen TV Kenya (@citizentvkenya) March 11, 2019
Historia mori hapësirën në shumë mediume. Reagimi i Ozil u vlerësua si i mrekullueshëm. /Telegrafi/