Site icon Telegrafi

Djaloshi që vdiq dhe u zgjua në morg

Një burrë u deklarua i vdekur pasi kishte konsumuar sasi të tepërt alkooli. Ai u dërgua në morgun e spitalit, por pak më vonë u zgjua dhe u rikthye në lokalin ku kishte qenë duke pirë.

Të paktën kështu pretendojnë mediat në Kamienna Gora të Polonisë, ku 25  – vjeçari i identifikuar vetëm me ermin Kamil thuhet se për një kohë të shkurtër u shpall i vdekur.

Sipas gazetës Spiesa, Kamil kishte konsumuar shumë vodka. Ai ra përtokë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku u shpall i vdekur nga mjekët dhe u dërgua në morg.

Por pak më vonë, roja dëgjoi zhurma të çuditshme nga morgu, hapi derën dhe gjeti një burrë lakuriq, që kërkonte një mbulesë, transmeton tvklan.

Pasi mbërriti policia dhe gjithçka u sqarua, 25 – vjeçari u rikthye në lokal për të festuar faktin se i kishte shpëtuar vdekjes.

Exit mobile version