“John Q.” është një film nga viti 2002 me Denzel Washingtonin në rolin kryesor dhe me regji të Nick Cassavetes, i cili në qendër të tregimit ka një baba, John Quincy Archibald (Denzel Washington), djali i të cilit diagnostikohet me probleme në zemër.
Djaloshi duhet doemos të bëjë transplantim të zemrës për të mbijetuar, ndërkohë që sigurimi shëndetësor nuk e mbulon operacionin.
Dhe teksa rrjedh ngjarja, djali Michael ‘Mike’ Archibald nxit ndjenjën e dhembshurisë te shikuesi, ndërsa aktori që e portretizon atë është Daniel E. Smith.
Megjithëse është pritur të ketë një karrierë të suksesshme, Daniel, i cili tash është 26 vjeçar, nuk ka pasur shumë suksese në fitimin e roleve.
Një rol i vogël në filmin “Sister’s Keeper” (2007) dhe disa role në serialet televizive, duke përfshirë “Criminal Minds”, janë krejt çfarë mund të flitet për karrierën e deritanishme të Daniel E. Smith. /Telegrafi/