Site icon Telegrafi

Djaloshi që quhet Lionel Messi nënshkruan për klubin e ligës së tretë norvegjeze IK Junkeren

Mund t’i fshihni sytë dhe të mos besoni. Klubi norvegjez IK Junkeren ka nënshkruar me Lionel Messin këtë javë.

16-vjeçari, i njohur dikur si Daniel Are Knutsen, vendosi ta ndryshojë emrin e tij, për nder të legjendës së famshme të Barcelonës, duke u quajtur Lionel Messi.

“Unë e kam pasur në plan që ta ndryshoj emrin tim për një kohë. Lionel Messi është idhulli im më i madh dhe me përkushtimin tim ndaj futbollit, nuk ndodhi agjë më shumë sesa të provoja”, ka thënë ai për gazetës norvegjeze VG.

Messi i ri e pranon se talenti i tij nuk është askund afër standardit të magjistarit të Argjentinës, por ai përpiqet ta kopjojë heroin e tij në fushë.

“Dua të them që përpiqem sa më mirë që të mundem të luaj sikurse ai. Është e mundur të shohësh disa ngjashmëri, por talenti im ndoshta nuk është aq i madh”.

Menaxheri i IK Junkeren, Runar Bo Eriksen me shaka klithe thënë se klubi fillimisht duhet ta kërkonte Cristiano Ronaldon.

Ka raste të shumta kur njerëzit ndërrojnë emrat, duke ia vënë vetit, atë që e pëlqejnë. /Telegrafi/

Exit mobile version