Një pasion i familjes që e bashkon babanë dhe djalin. Babai bën vidioregjistrimet e ndeshjeve, kurse Ermali, përveçse luan për grupmoshat e 16, mban edhe statistikat e ndeshjeve në Serinë A. Një punë për klubin Sav Vacallo, në të cilin janë të bashkangjitur shumë , siç është i qartë nga fjalët Ermali, i cili na tregon pasionin dhe angazhimin e tij në skuadër.
Ai ka treguar se pasioni për basketboll i ka lindur duke luajtur me shokët, kurse në moshën 9-vjeçare ka vendosur ta praktikojë këtë sport në ekipin zviceran Sav Vacallo. “Pasioni për basketboll më lindi duke luajtur basketboll me shokët e mi.
Në moshën 9-vjeçare kam vendosur për të praktikuar sportin e basketbollit në Sav Vacallo. Babai im kurrë nuk ka luajtur basketboll, por ai më ka ndjekur mua në këtë aventurë: ai ishte tashmë i njohur me sportin e shportës. Kur unë kam filluar të luaj, babi është bërë një tifoz i madh! E tash jam në kategorinë U16 në Sav Vacallo: një ekip i madh si i yni, ku ne kemi shumëçka të lidhur me të”, theksoi Ermali.
Ermali e vlerëson mjaft shumë skuadrën e Sav Vacallos, trajnerin Coach Pastore, stafin teknik, ekipin dhe të gjithë tifozët. “Kur kam filluar të luaj basketboll kam qenë i habitur nga ngrohtësia dhe pasioni i tifozëve verdhë e gjelbër. Ata janë pranë ekipit, jo vetëm në rast të fitores, por gjithmonë e çdo kund. Pasioni për ekipin është motori fantastik që e shtyn edhe babanë tim dhe mua ta vazhdoj punën edhe me më shumë entuziazëm dhe përkushtim. Gjithmonë! Forca Sav”, tha Ermali.(Marrë nga faqja zyrtare e klubit Sav Vacallo) /Telegrafi/