Site icon Telegrafi

Djaloshi shqiptar që po krahasohet me Ibrën sapo shënoi dy gola në Austri (Video)

Sulmuesi kosovar, Mërgim Berisha, vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Dytë të Austrisë.

Ai sonte shënoi dy golësh në fitoren 5:1 të Lieferingut ndaj Fac Wien.

Berisha shënoi nga një gol në secilën pjesë. Të parin e realizoi nga penalltia, kurse të dytin për shifrat 1:4.

Pas golit të dytë ai bëri një festë të veçantë. Ai tani ka kaluar në kuotën e 9 golave, duke kryesuar renditjen e top-golashënuesve.

Lexo po ashtu Talenti kosovar që po krahasohet me Ibrahimovicin dhe mund të zgjedh mes katër kombëtareve (Video)

18-vjeçari ende nuk ka vendosur nëse do të luajë për Kosovën, Austrinë apo Gjermaninë, nënshtetësinë e të cilëve e mbanë.

Lieferingu i tij prinë bindshëm renditjen, duke shkuar drejt Bundesligës austriake.

Ai para disa ditësh është krahasuar me Zlatan Ibrahimovicin.

Goli i parë

Goli i dytë

Exit mobile version