Një nxënës i cili ka jetuar me kokën e tij të varur në një anë, më në fund ka realizuar ëndrrën e tij – që të shoh botën “drejtë”, sikurse të gjithë shokët e tij.
Mahendra Ahirwar, 13, ka një gjendje të rrallë, gjendje e cila bëri që muskujt e qafës së tij të varen nga njëra anë, përcjell Telegrafi.
Një gjendje e tillë e qafës së tij nënkuptonte edhe se ai ishte i detyruar që të qëndronte vetëm ulur – ai nuk mund të hante apo të ecte vetë, gjëra për të cilat gjithashtu i nevojitej ndihma e të tjerëve.
Por jeta e Mahendras është transformuar në sajë të një të huaji, një nëne të dy fëmijëve nga Liverpooli, rreth 4 mijë kilometra larg nga ku jetonte Mahendra.
Ajo, pasi kishte lexuar historinë e tij dhuroi rreth 12 mijë funte, për një operacion për të drejtuar qafën e tij.
E falë kësaj, tani Mahendra mund të bëjë të njëjtat gjëra sikurse të gjithë fëmijët e tjerë të moshës së tij – të shkojë në shkollë.
Babai i tij Mukesh, 41, ka thënë për MailOnline: “Kjo është një mrekulli! Qafa tij është e drejtë; dhe jeta e tij është aq shumë e ndryshme”.
Mahendra, nga Madhya Pradesh, India qendrore, kishte lindur me një qafë normale, por deri sa rritej, kockat e tij bëheshin më të dobëta dhe qafa e tij filloi të “lakohej”. /Telegrafi/