Sead Haksabanovic sot pritet të luajë për Malin e Zi në ndeshjen kundër Kosovës.
Haksabanovic futbollisti i West Hamit, por që është i huazuar te Norrkoping në të kaluarën ka pasur ftesë nga Kosova, por ai kishte refuzuar ‘Dardanët’.
Përveç Kosovës, për 20 vjeçarin ka qenë e interesuar edhe Suedia, por ai zgjodhi që të përfaqësonte Malin e Zi.
Ndryshe, Haksabanoviq ishte startues për Malin e Zi në ndeshjen ndaj Bullgarisë që u luajt ditë më parë, ndërsa edhe sot pritet të jetë titullar kundër Kosovës.
Ka qenë Albert Bunjaki që ka treguar se ka pasur takim me babin e tij, pasi familja e tij janë me origjinë nga Mitrovica.
Ish përzgjedhësi i Kosovës, tregon se ka pasur ftesë për lojtarin kur ishte pranuar Kosova. /Telegrafi/