Alex Dobson nga Australia, e ka lënë pesëvjeçarin Riley të kryej një manovër me veturë, që duke rrotulluar rrotat krijon shumë tym.
Krenar me këtë veprim, ai e ka postuar filmimin në YouTube, duke marrë vëmendjen e shumë njerëzve përfshirë edhe atë të policisë, transmeton Telegrafi.
Këta të fundit i kanë shkuar në shtëpi pas tri ditësh dhe e kanë marrë në pyetje, lidhur me lejimin e fëmijës të kryej një veprim të tillë me veturën e markës Holden.
Megjithëse manovra e njohur si ‘ndezje e gomave’ ka shkuar mirë, pasojat do të ishin të paparashikueshme nëse Riley do bënte vetëm një veprim të gabueshëm. /Telegrafi/
https://youtu.be/WwnWi0U4-C4