Telegrafi

Djaloshi nga “Breaking Bad” nuk ka luajtur në një film apo serial për afro një dekadë

(Foto: NewStars)

Djaloshi që debutoi në hit serialin “Breaking Bad” në vitin 2010 nuk ka pasur një rol filmik apo në ndonjë serial për afro dhjetë vite. 

Aktori meksikano-amerikan, Ian Posada, i cili tash është 20 vjeçar, për herë të fundit ka luajtur në filmin e vitit 2015, “Sicario”, ku pati një rol të vogël.

Krahas serialit të popullarizuar dhe këtij filmi, paraqitja tjetër e vetme – sipas faqes së tij në IMDb – ka qenë në filmin e shkurtër të vitit 2014 me titull “Heirloom”.

Posada e fitoi rolin në “Breaking Bad” kur ishte vetëm gjashtëvjeçar në episodin e 11-të të sezonit të tretë të serialit.

Ai ishte pjesë e serialit të Netflix deri në sezonin e pestë, ndërsa përkundër rolit të rëndësishëm, nuk ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme si aktor. /Telegrafi/