Libri i Alec Grevenit filloi si një projekt i shkrimit kreativ në shkollën e tij në Castle Rock të Colorados.
Pamfleti i tij i shkruar me dorë është shitur nga 5 dollarë në panairin e librit të shkollës ku u bë edhe më i shituri.
Gazetat lokale shkruan për këtë ngjarje, me pas ai u ftua në një emision televiziv që edhe e solli atë në sipërfaqe për të nënshkruar kontratë me shtëpinë botuese HarperCollins.
Tani libri i tij mund të gjendet në 46 faqe në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
"Kam parë se shumë djem kishin telashe të flasin me vajzat" ka thënë Alec për gazetën e njohur amerikane “New York Post”. "Nëse unë them tung dhe ti ma kthen me tung, sigurisht kemi një fillim të mbarë", ka thënë ai.
Këshillat e tij për djemtë përfshinë thonë – mos u fryni më, mos e teproni me komplimente dhe kini kujdes nga “vajzat e bukura".
"Është lehtë të vërehen vajzat e bukura sepse ato kanë vathë të mëdhenj, fustane të shtrenjta dhe shumë stoli", shkruan ai në kapitullin e tretë. "Vajzat e bukura janë si automjetet që kanë nevojë për shumë vaj".
Ai vazhdon se: "Zgjidhja më e mirë për djemtë është një vajzë e rregullt. Mbani mend, disa vajza të bukura janë të pandjenja kur vjen puna tek djemtë. Mos u lejoni të ju kapin".