Ky është momenti shokues kur një krimb i gjatë sa një pesëvjeçar zbulohet nga një nxënës shkolle duke luajtur në kopshtin e tij.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Barnaby Domigan, nëntë vjeç, u fotografua me krimbin e tokës një metra të gjatë nga babai i tij, Chris, pasi e gjeti atë në një përrua jashtë shtëpisë së familjes.
“Ai ishte i befasuar dhe absolutisht i tronditur që një krimb mund të ishte kaq i madh dhe ishte shumë i emocionuar”, tha nëna e tij, Jo.
“Barnaby po luante në oborrin tonë me vëllezërit e motrat e tij – Frankie, Pearl, Abraham dhe Remi”.
“Ai po eksploronte ujin për të parë nëse kishte ndonjë gjë interesante atje dhe kur gjeti krimbin gjigant, përdori një shkop për ta nxjerrë jashtë”.
“Ne nuk e matëm atë, por ai mendon se ishte aq i gjatë sa të dy krahët e tij, kështu që ne imagjinojmë se ishte rreth një metër i gjatë”.
“Ai e thirri burrin tim për të bërë shpejt foton”.
Barnaby, i cili jeton në Christchurch, Zelandë të Re, donte të mbante zbulimin e tij të pazakontë – por mamaja dhe babi nuk u pajtuan.
“Kështu që ai e vendosi përsëri në buzë të ujit ku e gjeti”, tha Domigan, 40 vjeçe.
Familja që atëherë ka mësuar se ka disa lloje krimbash në Zelandën e Re që mund të rriten mbi 30 centimetra në gjatësi. /Telegrafi/