Në një audiencë të Papës me auditorin në Romë, një djalë iu afrua në mes të një fjalimi dhe u përpoq t’i “vidhte” kapelën.
Ndërsa Papa foli me besimtarët e mbledhur në skenë, djaloshi dhjetëvjeçar u ngjit në skenë, iu afrua dhe u përpoq t’i hiqte kapelën.
Peshkopët që ishin me Papën në skenë u përpoqën ta largonin djalin, ndaj i ofruan një karrige për t’u ulur afër Papës.
Megjithatë, fëmija nuk u dorëzua. Përfundimisht stafi i Papës i dha atij një tjetër kapele dhe djali u largua nga skena.
Papa vlerësoi spontanitetin e djalit pas audiencës në kryeqytetin italian. /Telegrafi/