Telegrafi

Djaloshi në koreografinë e Kosovës është Flamur Kastrati

‘Dardanët’ kanë bërë një koreografi shumë të bukur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ para ndeshjes Kosovë – Republikë e Çekisë.

Qendra e koreografisë ishte në veri të stadiumit, ku qëndrojnë zakonisht tifo grupi jonë.

Aty u shfaq një djalosh me flamurin e Kosovës, shkruan Telegrafi.

Ai në foto është sulmuesi Flamur Kastrati, që në të shkuarën është ftuar në ekipin përfaqësues.

Kastrati aktualisht luan Kristiansund të Norvegjisë.

Flamur Kastrati kishte festuar pas ndeshjes Kosovë – Ishujt Faroe (2-0), e zhvilluar në vitin 2016 në Frankfurt të Gjermanisë.

Për të dal sa më bukur kjo koreografi u përkujdes i gjithë stadiumi. /Telegrafi/