Telegrafi

Djaloshi me meningjit, shpëtoi i gjallë pasi e ndalën aparatin për frymëmarrje

Prindërit e tij, Samantha dhe Adam, pasi i kanë dhënë lamtumirën e fundit, të përlotur kanë shikuar në tmerr, kur mjekët e ndalën aparatin që e furnizonte me frymë.

Por, në vend se të vdiste siç pritej, djaloshi filloi të merrte frymë normal, transmeton Telegrafi.

Ai jo vetëm se mbijetoi, por rasti tij i mrekulloi mjekët.

Megjithëse prindërit e tij ishin paralajmëruar, se ai nuk mund të lëvizë, të flet apo hajë, pro ndodhi e kundërta.

Djaloshi që tash ka mbushur tre vjet, po rritet si secili fëmijë tjetër, pasi truri tij është rikuperuar dhe po funksionon rregullisht. /Telegrafi/