Telegrafi

Djaloshi me lëkurën më të ndjeshme se “krahët e fluturës”

Trupi i katërvjeçarit, është i mbuluar me plagë të ashpra, të cilat kurrë nuk do t’i shërohen.

Ai vuan nga Epidermolysis Bullosa, apo e njohur edhe si “sëmundja e fluturës”, që e detyron të pijë koktej me barna të forta, për t’i zbutur dhimbjet.

Përpos dhimbjeve të përhershme, ai nuk mund të ngrihet, të shtrihet e as të rrotullohet.

Kjo sëmundje e rrallë e lëkurës, nuk i lejon pacientët të jetojnë më gjatë se njëzet vjet.

Atë duhet mbështjellë me fasha në tërë trupin dhe larë në bano medicinale për tre orë, një proces që është torturues për të.

Nëna e Brodyt, e ka ngarkuar në Facebook, videon duke e pastruar djalin, për të ngritur vetëdijen lidhur me këtë sëmundje.

Mirëpo me kërkesën e shfrytëzuesve të rrjetit social, është kërkuar heqja e videos, pasi vaji që bën djaloshi është tronditës. /Telegrafi/