Telegrafi

Djaloshi me autizëm, ia shpëtoi jetën shoqes me teknikën nga filmi vizatimor (Video)

Derisa po hanin drekë, asaj i mbeti një copë molle në fyt dhe e la pa frymë.

Në atë moment, Brandon i ka hapur diafragmën, duke i ndihmuar që të nxjerrë copën e mollës.

Kur është pyetur se si e ka mësuar këtë teknikë, ai është përgjigjur thjeshtë, se “e kam mësuar nga filmi SpongeBob”.

Ka qenë një skenë nga filmi vizatimor, që i ka mbetur Brandonit në mendje, duke i ndihmuar t’i shpëtoi jetën shoqes së klasës. /Telegrafi/