Site icon Telegrafi

Djaloshi magnet nga Kroacia

Në trupin e Ivan Stoijlkovicit objektet e metalit si lugët, telefonat mobil dhe tepsitë tërhiqen si me magnet. Në trupin e tij qëndrojnë të ngjitura objekte deri në 25 kilogramë. “Talentin” e tij e demonstroi para gazetarëve kroat, duke hequr bluzën dhe duke ngjitur në trupin e tij thika, pirunë, tepsi, bile edhe pesha të cilat nuk lëviznin nga trupi i tij fare.

Familja e tij thotë se ai ka aftësi t’i shëroj njerëzit me duart e veta. Deri më tash i ka ndihmuar gjyshit i cili ka probleme me stomakun, si dhe një fqinji i cili u lëndua gjatë një aksidenti me traktor. Kur Ivani vendosi dorën në lukthin e gjyshit të tij, ai ndjeu një lloj nxehtësie dhe dhimbja iu zhduk menjëherë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version