Telegrafi

Djaloshi luan me një aligator lodër në oborrin e tij, i pavetëdijshëm se një i vërtetë është shumë afër tij (Foto/Video)

Një nënë nga Florida që filmoi djalin e saj gjashtëvjeçar duke luajtur jashtë me një aligator lodër mbeti e tronditur kur kuptoi se një i aligator i vërtetë gjendej shumë afër tyre.

Në një video të publikuar nga mediat e huaja, përcjell Telegrafi, djali i Nicole Mojicës, Timmy, mund të shihet duke luajtur në oborrin e shtëpisë së tyre në Orlando.

Kur kamera kthehet në të djathtë, një aligator i vërtetë mund të shihet te karrigia, duke shikuar në drejtim të djaloshit

Fillimisht gjithçka duket si normale, derisa Timmy hedh aligatorin lodër dhe nëna e tij dëgjohet duke thënë: ‘Argëtim veror, një ditë tjetër’.

Por, derisa thotë këto fjalë, kamera kthehet në të djathtë, afër një karrige, dhe çfarë të shohësh: një aligator i vërtetë, duke shikuar në drejtim të vogëlushit – i pavërejtur nga askush.

Çfarë bën përshtypje në gjithë këtë histori ishte fakti se vetëm më vonë ajo e kuptoi atë që kishte filmuar.

Për fat të mirë, bëhet e ditur se askush nuk u lëndua në këtë incident. /Telegrafi/