Telegrafi

Djaloshi kinez ia hedh ushqimet nga larg njerëzve që kanë porositur, në mënyrë që të shmang coronavirusin

Përderisa numri i të vdekurve dhe të infektuarve nga coronavirusi vazhdon të rritet në të gjithë botën, një djalë ka gjetur një mënyrë interesante se si t’a ‘luftojë’ përhapjen e virusit vdekjeprurës.

“Në vend që të kapni coronavirusin, provoni të kapni darkën tuaj”, djaloshi i hidhte hudhërat personave të ndryshëm nëpër rrugët e një qyteti në Kinë, transmeton Telegrafi.

Një pronar i një restoranti në Songyuan, Kinë, po u hedh personave të ndryshëm qese me ushqim të pa gatuar për të shmangur kontaktin me ta.

“Prisni atje! Mos u afro te unë”!, kështu vepronte pronari 27-vjeçar i një restoranti në video. /Telegrafi/