Site icon Telegrafi

Djaloshi kërcen mbi autobusin në lëvizje

Ky xhirim 16 sekondash – i titulluar “Bus Jump”, ka tërhequr një numër të madh të vizitorëve në YouTube, ku është vendosur ky xhirim, mirëpo shumëkush nuk ka mendim të mirë për veprimin që kishte bërë ky djalosh.

“Kjo është shumë e rrezikshme. Ky djalosh ka mundur të vdiste”, ka thënë Debbie Riley, nënë e dy fëmijëve, e cila jeton në afërsi të stacionit të autobusëve, ku ky djalosh kishte bërë këtë veprim të rrezikshëm.

Inspektori i policisë, David Pascoe ka deklaruar se, këto veprime janë shumë të rrezikshme dhe të papërgjegjshme, dhe u ka bërë thirrje të rinjve të mos provojnë të bëjnë një gjë të tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version