Telegrafi

Djaloshi ia kërkon Hazardin fanellën nëpërmjet një pankarte, belgu i përgjigjet (Video)

Eden Hazard ka prodhuar edhe një moment të madh për tifozët e Chelseat pas fitores 4-0 ndaj Brightonit.

Belgu në këtë takim shënoi dy gola dhe bëri një tjetër paraqitje të madhe.

Por, 27-vjeçari vazhdon të komentohet jo për golat, por gjestin e tij drejt një tifozi në fund të ndeshjes.

Një tifoz i vogël mbante ngritur një parullë ku shkruante: “Hazard 10, ju lutem a mund të kem fanellën tuaj”.

Dhe kjo nuk i iku nga sytë Hazardit, i cili eci drejt djaloshtit dhe në fund nuk ngurroi t’ja dhuron fanellën e ‘Lojtarit të ndeshjes’.

Pas kësaj fitore Blutë renditën në vendin e tretë me 50 pikë, ndërsa ndeshja e ardhshme është ndaj Bournemouthit.

Hazard në këtë sezon ka shënuar tetë gola në Ligën Premier dhe ka dhuruar dy asistime. /Telegrafi/