Site icon Telegrafi

Djaloshi i dashuruar fejoi vajzën e gabuar

Ushtari britanik duket se kishte thirrur numrin gabimisht dhe kishte fejuar vajzën e gabuar por çka është më e keqja në tërë këtë muhabet, ai edhe për një muaj më nuk ka të drejtë të bëjë thirrje tjetër.

Burri misterioz pritet të kthehet në prill nga Afganistani. Identiteti i ushtarit nuk është i njohur, ndërsa në porosinë telefonike një minutë e gjysmë ai po i propozonte fejesë të dashurës së tij shtatzënë, Samantha.

Porosinë e tij prekëse në vend të Samanthas e dëgjoi 44 vjeçarja Diana Potts. E prekur thellë nga rrëfimi i ushtarit i cili u lajmërua nga misioni paqësor i prekur thellë nga vdekja e shokut të tij, Diana vendosi ta publikojë mesazhin në media në mënyrë që mesazhin ta merr personi i duhur, shkruan “Daily Mail”. /Telegrafi/
 

Exit mobile version