Site icon Telegrafi

Djaloshi gjeti mesazhin në shishe të vitit 1987

Daniil Karotkih është nxënës i klasës së shtatë në rajonin e Lakjiningradit, vend në Detin Baltik. Kush e di nëse ka e ka provuar ndonjëherë të marr një letër të vërtetë, të shkruar në letër dhe me pullë postare, e jo postë virtuale.

Këto ditë derisa po shëtiste nëpër rërën e plazhit në Kursk, valët e ftohta dhe të mëdha të baltikut nxorën në breg shishen e birrës e cila menjëherë i ra në sy pasi ishte e mbyllur me një çep të madh prej qeramike, dhe i përforcuar me ngjitës.

Brenda, për gëzimin e tërë familjes ruse, gjendej një letër – por në gjuhën gjermane. Përveç mesazhit në shishe, kjo dukuri si ide bart në vete misterin e një kohe të hershme. Data në letër dukej sikur shishen e kishte dëbuar në breg një makinë e fluturimit në kohë: 7 shtator 1987!

Pasi gjetën përkthyesin, Daniil dhe babai i tij dëgjuan urimet më të ngrohta për pranuesit e letrës, ndërsa në tekst thuhej: “Quhem Frank dhe jam pesë vjeçar. Po udhëtoj me babin tim për në Danimarkë. Ai që e gjen letrën time në shishe, e lus të ma kthej. Unë do t’i përgjigjem”.

Adresa e djaloshit ishte Coesfeld në Gjermaninë Perëndimore të atëhershme. Letra ishte lëshuar në Kellenhusen në veri, dy vjet para rënies së Murit të Berlinit. Familja Karotkih ka varur letrën në mur si zbukurim, ndërsa së shpejti në adresë të Coesfeldit do të nisin një letër. /Telegrafi/
 

Exit mobile version