Një djalë vdiq pasi u godit me një shpatë që i përkiste një shoku të klasës, gjatë orëve të mësimit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nxënësi 13-vjeçar, i quajtur Guo Sheng, u tha se ishte duke luajtur me shokun e klasës i cili kishte sjellë armën me vete.
Guo vdiq pak pasi shoku i klasës së tij të frikësuar nxori jashtë tehun e shpatës, tha shkolla në një deklaratë.
Incidenti u konsiderua si një aksident nga qeveria rajonale, autoritetet e shkollës dhe policia, por prindërit e Guo dhe publiku i gjerë nuk pajtohen me diçka të tillë.
Sipas të përditshmes Beijing Daily, shpata i përkiste një studenti të vitit të tetë, i njohur si Li, i cili studion në një shkollë të mesme në Changning, Provinca Hunan.
Li është parë duke luajtur me Guo gjatë një pushimi në një orë të edukatës fizike në mëngjesin e 12 dhjetorit.
Kur prindërit e tij kishin arritur, Guo ishte shpallur i vdekur. /Telegrafi/