Telegrafi

Djaloshi gjashtëvjeçar tenton të vozisë për në shkollë

Policia ka thënë se djaloshi, nga qyteti Richmond i shtetit të Virginias, ka pësuar vetëm lëndime të vogla, dhe eventualisht ka arritur në shkollë pas një kontrolli spitalor.

Policia ka shtuar se djaloshi, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, është vonuar në autobusin e shkollës, prandaj kishte vendosur të merr çelësat e automjetit Ford Taurus të familjes dhe të vozis drejt shkollës derisa e ëma e tij po flinte.

Ai doli nga rruga disa herë para se të godiste bregun e një lumi dhe një shtyllë të telefonisë fikse. Policia ka thënë se ai nuk po bartte rripin e sigurisë.

"Ai ishte shumë i vendosur që të arrijë në shkollë", ka thënë sherifi lokal Chuck Wilkins. "Kur doli nga automjeti, ai filloi të ecë drejt shkollës. Ai nuk donte të mungojë gjatë mëngjesit dhe orës së edukatës fizike", ka shtuar sherifi.

Prindërit e tij janë akuzuar për rrezikim të fëmijës, raporton gazeta Daily Telegraph.