Argjentina është në kërkim të kualifikimit në dy ndeshjet e radhës kundër Uruguait dhe Kolumbisë.
Tashmë kombëtarja argjentinase gjendet në Montevideo me yllin e saj, Lionel Messi.
Shumë tifozë kanë dalë ta presin Argjentinën dhe yjet e saj.
Natyrisht që interesimi i madh ishte për Lionel Messin dhe një fëmijë i vogël kaloi barrierat e sigurimit për ta takuar.
Sigurimi nuk e la të afrohet gjë që e mërziti djaloshin që filloi edhe të qajë.
Ylli botëror kur e pa fëmijën i detyroi sigurimin që ta thërrasin djaloshin afër tij.
Messi përshëndeti të riun dhe bëri edhe foto me të duke ia kthyer buzëqeshjen./Telegrafi/
Que Messi te llame para cumplir tu sueño NO TIENE PRECIO. pic.twitter.com/nasUlBTAXv
— Lucho⭐️⭐️⭐️ (@luchogarzo) August 30, 2017