int(1) Djaloshi dyvjeçar, mjeshtër i lojës së bilardos - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Djaloshi dyvjeçar, mjeshtër i lojës së bilardos

Keith O’Dell, djaloshi dyvjeçar i cili në mbarë botën është bërë i njohur për aftësinë e tij të jashtëzakonshme në të luajturit bilardo, ka edhe faqen e vet të internetit, derisa kohë më parë është bërë edhe anëtari më i ri i Shoqatës amerikane të lojtarëve të bilardos.

Keith është fëmijë shembullor i lojtarëve të bilardos, derisa bilardo ka filluar të luaj në tavolinën e fëmijëve, mirëpo tani me ndihmën e karriges luan edhe në tavolinën për të rritur.

Adhuruesit e shërbimit YouTube tanimë kanë mundur të shohin video incizimet në të cilat ky djalosh, i cili ende bart pelena, i lënë pa frymë edhe lojtarët e rinj e të vjetër të bilardos.

Së bashku me lojën e bilardos, Keithi i vogël ka filluar t’i njeh ngjyrat të cilat më herët nuk i ka dalluar. Prindërit e tij janë shumë të lumtur që biri i tyre është kaq i talentuar, derisa thonë se Keith së shpejti do t’i mësojë edhe numrat të cilat e sfidojnë gjersa luan bilardo.

Shihni edhe vet mjeshtëritë e djaloshit Keith O’Dell: 

Exit mobile version